Shkon i pajetë në spital 29-vjeçari, policia arreston biznesmenin. Çfarë u zbulua

Aug 5, 2020 | 9:07
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar ka shkuar i pajetë në spitalin e qytetit të Bajram Currit. Policia bën me dije se ai ishte punonjës në një biznes inertesh në fshatin Bujan.

Mësohet se gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen.

b1e211cde5a58cc905b71b4500cd2fca_P_20170403_095811

Për këtë arsye, Policia e Tropojës ka vënë në pranga pronarin e biznesit.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Q., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Bajram Curri – Fierzë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, automjetin tip “Ford”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura