Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve, ja kush e zëvendëson

Sep 3, 2018 | 18:25
SHPËRNDAJE

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko.“Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa”, bën me dije Ministria e Drejtësisë.

“Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drehtësisë.

1535991832_Arbenuko

Kush është Drejtori i ri i Burgjeve

Stefan Çipa ka mbajtur më herët edhe detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm.

Stefan Çipa u lind më datë 20 Janar 1959, në Sarandë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor dhe për Shkenca Ekonomike. Në vitin 1991, zgjidhet Kryetar i Komitetit ekzekutiv pluralist në Sarandë. Në zgjedhjet e vitit 1997, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të pare, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funk­sionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe greke.

Stefan Çipa
Stefan Çipa

Çuko 1 vit në krye të burgjeve

Arben Çuko u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve rreth një vit më parë, me formimin e qeverisë “Rama 2”. Ai ishte pjesë e grupit të zv.ministrave që u lanë jashtë qeverisë së re.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura