Detajet/ Sherr me thika në lokal, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës. Autori u arratis, por…

Sep 8, 2018 | 10:44
SHPËRNDAJE

Degjenderon sherri mes dy personave ne nje lokal ne Diber. Sipas te dhenave te para mesohet se dy persona jane konfliktuar mes tyre dhe per pasoje njeri ka mbetur i plagosur me thike.

Policia Diber

Sipas policise, plagosja ndodhi pas një konflikti të çastit mes B.C, 49 vjeç, e B.B, 40 vjeç.

I plagosur mbeti shtetasi 49-vjeçar B. C. i cili po transportohet me helikopetr drejt Tiranes.

Njoftimi i policise 

Falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapet dhe shoqërohet në ambjentet e policisë autori i dyshuar i cili si pasojë e një konflikti të çastit plagosi me mjete të ftohta një shtetas

Policia e Dibrës ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme, në një lokal në fshatin Sohodoll po ndodhte një konflikt.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit B.C, në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C, 49 vjeç, dhe B.B, 40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit) ndërmjet dy shtetasve.

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të Strukturave të DVP Dibër, është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së sipërpërmendur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura