Sherr me thika, dy persona shkojnë në spital me plagë në kokë e këmbë

Aug 10, 2020 | 15:43
SHPËRNDAJE

Një konflikt midis dy personave ka përfunduar me plagosjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remenj te Pogradecit.

1573990762_policia

Burime nga policia bejne me dije se te dy keta shtetas jane plagosur me mjete te mprehta (thike).

“Panorama” meson se njeri prej tyre eshte plagosur ne koke dhe tjetri ne kembe.

Policia po punon per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.08.2020, rreth orës 15:00, në fshatin Rëmenj, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.

Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura