Shënohet viktima e pestë brenda 24 orëve tek Infektivi, humb jetën 42-vjeçari. Tamponi i doli negativ, por…

Jul 15, 2020 | 14:55
SHPËRNDAJE

spitali infektiv6

Një tjetër pacient në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure, duke e çuar në 5 numrin e viktimave për 24 orët e fundit.

Ministria nuk e raportoi në informimin e përditshëm, por Bë shkruan sipas burimeve të veta se 42-vjecari ka ndërruar jetë që në orët e mëngjesit.

Ai ishte tranferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje.

Burime për Neës 24 nga Infektivi thanë se tamponi ka rezultuar negativ, por simptomat tek i sëmuri ishin shumë dyshuese për covid 19. I sëmuri sipas burimeve vuante nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura