Shembja e ndërtesave nga tërmeti tragjik, Prokuroria regjistron çështjen penale, ja dy akuzat që hetohen

Dec 2, 2019 | 10:51
SHPËRNDAJE

Gati nje jave nga termeti tragjik me 51 viktima, qindra te lenduar dhe shume ndertesa te shkaterruara, Prokuroria e Durresit ka regjistruar ceshtjen penale per hetim.durres prokuroria

“Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash”- thuhet ne njoftimin e organit te akuzes, ku shtohet se “Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve”.

Nderkohe sqarohet se “Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura