Shefja e Epiedemiologjisë pranë IShP-së, Silva Bino, infektohet nga koronavirusi. Si paraqitet gjendja e saj

Sep 28, 2020 | 12:50
SHPËRNDAJE

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar nga koronavirusi.

Silva-Bino-ISHP-768x550

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ajo është shtruar në spital ditën e premte për shkak të temperaturës së lartë.

Gjendja e saj sipas burimeve, paraqiten aktualisht e stabilizuar. Zonja Bino është edhe anëtare e Task Forcës anti-covid.

Zonja Bino ka qenë aktive prej muajsh pas përhapjes së koronavirusit. Ajo ka bërë apel vazhdimisht për marrjen e masave.

Gjatë muajit gusht, ajo tha se planifikohen rreth 400 mijë vaksinave të gripit, që do iu bëhen grupeve të riskut, duke filluar nga muaji shtator.

Ajo bëri me dije më 9 mars, edhe atë që konsiderohet pacienti “zero” në vend, nga i cili nis infektimi i personave të tjerë. Bino konfirmoi se bëhej fjalë për një 28 vjeçar i ardhur nga Italia më 26 shkurt.

Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, i cili ka hyrë në vendin tonë. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur dhe kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë është i ati, edhe ai i infektuar. Vijojmë gjurmimin e kontakteve të dyta apo të treta të tij, që mund të jenë prekur”, theksoi ajo atëherë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura