Visho Ajazi Lika jep dorëheqjen, njeriu që drejtoi SHISH-in për 5 vjet

Oct 30, 2017 | 21:30
SHPËRNDAJE

Jep dorëheqjen nga detyra që mbante kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Sipas burimeve te “Panorama” qe konfirmojne lajmin doreheqja eshte e pakerkuar, por e dhene nga Visho me vullnetin e tij. Drejtori-i-ri-i-SHISH-Visho-Ajazi-Lika-faqe-6

Mësohet se shefi i SHISH ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke mos lënë më asnjë vend për diskutim.

Vetëm pak ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në “Opinion” se pakti i parë mes Ramës dhe Metës do të ishte pikërisht për të mbajtur në detyrë Visho Ajazi Likën, duke e lënë në postin e shefit të SHISH edhe për një tjetër mandat.

Drejtuesi i SHISH per 5 vjet 

Visho Ajazi u lind më 12 mars të vitit 1956 në Shkodër. Prej 5 vitesh me rradhë, ai drejtoi një prej insitucioneve më të rëndësishme në vend siç është Shërbimi Informativ Shtetëror. Përvojat profesionale të Ajazit janë të shumta.

Ai ka qënë pjesë administratës publike, një akademik i suksesshëm, inxhinier software, dhe menaxher IT.

Në vitin 2012, Ajazi mori postin e Drejtorit të SHISH, të cilin e mbajti prej 5 vitesh, me plotë polemika dhe tensione. Emri i tij është dëgjuar shpesh në media gjatë këtyre viteve, sidomos në situata delikate të cilat kanë pasur lidhje me sigurimin e shtetit.

Formimi Akademik:

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D

EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS SHTATOR 1991 – MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË SHTATOR 1981-GUSHT 1984
MATEMATIKAN.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura