FOTO/ Sekuestrohen 53 kg drogë, mbi 2 mijë fara kanabis dhe…Aksioni i policisë që vuri në pranga 42-vjeçarin

Jun 18, 2021 | 8:56
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka goditur një veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të operacionit të koduar “Vreshtas” janë sekuestruar fara kanabisi, lëndë narkotike edhe kjo kanabis, fidanë dhe një armë gjahu.

vreshtas-droge-fier

Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga është vënë autori i kësaj veprimtarie kriminale, një 42-vjeçar nga Cakrani, të cilit iu sekuestruan 53 kg drogë dhe mbi 2 mijë fara kanabis.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Xh., 42 vjeç, banues në Cakran. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë”, sqaron policia e Fierit.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura