Pas Metës, Berisha takohet me kryetarët e partive aleate, PD: U ra dakord që në zgjedhjet e ardhshme…

Oct 5, 2022 | 19:52
SHPËRNDAJE

Partitë aleatë të Sali Berishës kanë rënë dakord që në zgjedhjet e ardhshme lokale të dalin me kandidat të përbashkët. 

BERISHA

Kjo dakordësi u arrit gjatë takimit që kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehu.

“Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet ne njoftimin e PD-se.

Kujtojmë qe një dite me pare, Sali Berisha u takua ne selinë e PD edhe me kreun e PL-se, Ilir Meta. Ky i fundit beri me dije se kreut te PD i kishte thëne se nuk do të kushtëzonte asnjë kandidat për bashki.

“Kemi bërë të qartë se nuk do të vendosim kusht për asnjë bashki dhe për asnjë kandidat Përkundrazi. Nëse do ketë kandidat nga ana e PL-së që mendojmë se ka një përkrahje serioze në një bashki të caktuar, ajo është një çështje që ne do e bisedojmë dhe do gjejmë mënyrën më të mirë që ai të testohet dhe të ketë përkrahjen e gjithë faktorëve të tjerë. Por, ne nuk dëshirojmë si një parti shumë e përgjegjshme e interesit kombëtar si asnjë parti tjetër në Shqipëri, përfshirë edhe ish-LSI që ka dy akte të papërgjegjshme: djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore. Në këto kushte ne jemi shumë të qartë. PD-ja ka nisur procesin e primareve”, tha Meta dje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura