Rritet bilanci, 197 të prekur me koronavirus në vend. Ja harta e përhapjes

Mar 28, 2020 | 11:42
SHPËRNDAJE

Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 197 numri i personave të infektuar, nderkohe qe ne terapi intensive jane ne gjendje te rene 4 paciente.

Silva Bino perhapja ne shqiperi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot detajet më të fundit nga testimet e reja që janë kryer në persona të dyshuar.

Harta zgjerohet ne Tirane dhe Fier, e po ashtu edhe ne rrethe te tjera, ku jane konfirmuar me heret raste pozitive me covid 19.

Numri i personave të prekur një ditë më parë ishte 186, ndërkohë që ka shkuar në 10 numri i viktimave.

Harta e Koronavirusit ne Shqiperi 197 te perkur

E PLOTE/

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 11 raste të reja, shkon në 197 numri i të prekurve

Dy pacientë ndërruan jetë, shkon në 10 numri i viktimave. 33 të shëruar

Silva Bino
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.
Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara. Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë           113 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               21 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            3 rast
-Tropojë          3 raste
– Pukë               3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura