Rriten shifrat e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: 826 raste të reja. Ja apeli për qytetarët

Sep 24, 2021 | 18:00
SHPËRNDAJE

Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, dy më shumë se një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit bën të ditur se nga 5150 testime, 826 kanë rezultuar pozitivë.

covid-raste-spital

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë, në këto bashki:

280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 151,914 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        826

Të shëruar në 24 orë      916

Të shtruar në spitale       211

Humbje jete në 24 orë     10

Testime ditore                 5150

Testime totale              1,176,595

Raste pozitive               166,690

Raste të shëruara           151,914

Raste Aktive                   12,157

Humbje jete                     2,619

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5385

Durrës             1169

Fier                  1151

Shkodër          1118

Vlorë               686

Elbasan           625

Lezhë              509

Berat               491

Korçë              310

Kukës              291

Gjirokastër      225

Dibër                197

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura