Rriten rastet e reja me koronavirus, ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Nuk ka asnjë jetë të humbur. Ja si paraqitet situata në spitale

Jul 29, 2021 | 17:45
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk raportohet asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3025 testime, 47 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 13 pacientë janë shëruar.

spitali covid rama pamjet3

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Ministria thote se vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

SITUATA

Janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 47 qytetarë, në këto bashki: 19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         47

Të shëruar në 24 orë       13

Të shtruar në spitale       18

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3025

Testime totale             892,069

Raste pozitive             132,999

Raste të shëruara         130,187

Raste Aktive                      355

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              131

Elbasan            51

Kukës                33

Lezhë               33

Vlorë                29

Fier                   17

Korçë                16

Durrës              15

Shkodër           12

Berat               14

Gjirokastër        4

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/