Disa familje shqiptare pritet të riatdhesohen nga kampi i ISIS, gazetari publikon imazhet e grave dhe fëmijëve

Jul 31, 2021 | 14:51
SHPËRNDAJE

Disa familje shqiptare në kampin Roj në Siri po u dorëzohen autoriteteve shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur një gazetar i NBC NEWS, i cili ka postuar  në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe tre fëmijëve të cilët do të riatdhesohen nga kampi Roj në vendin tonë.

isis-shqiptare

“Departamenti i Jashtëm në Administratën Autonome njoftoi se ata do i dorëzojnë disa familje të ISIS qeverisë shqiptare. Fotografia e disa grave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin Roj”, shkruan gazetari teksa publikon një foto.

Qindra gra dhe fëmijë të xhihadistëve, mes tyre edhe shqiptare që iu bashkuan grupit të Shtetit Islamik, jetojnë në një kamp refugjatësh në Siri.

Shumë prej tyre janë larguar nga ajo që konsiderohet si fortesa e fundit e Shtetit Islamik, e kufizuar në vetëm gjysmëkilometri katror sipërfaqe, në fshatin Baghouz, që është i rrethuar nga Forcat Demokratike Siriane.

Rreth një vit më parë nga kampi Al Hol në Siri u shpëtuan 4 fëmijë.

Në këtë kamp që kontrollohet nga forcat ushtarake kurde, mendohet se jetojnë rreth 50 shtetas shqiptarë, kryesisht fëmijë dhe gra, që janë kapur gjatë luftimeve mes forcave kurde dhe dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nustra që vepronin në Siri dhe Irak. Të gjithë shqiptarët që mbahen të izoluar në këtë kamp, kanë shkuar në Siri, për shkak se bashkëshortët dhe baballarët e fëmijëve, kanë qënë rekrutë të dy organizatave terroriste të sipërcituara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura