Rama tregon bisedën me Visho Ajazin: Erdhi në zyrë para disa muajsh dhe më kërkoi…

Nov 15, 2017 | 12:15
SHPËRNDAJE

Edi Rama i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, nga Eni Vasili në News 24 ka folur për çështjen largimin e kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika. Sipas tij largimi ka ardhur me dëshirën e Ajazit për një post në NATO.

edi rama5

“Visho Ajazi më ka kërkuar ta mbështes, për një detyrë në NATO. Që do të thotë një referencë nga qeveria Shqiptare. Natyrisht erdhi që koha e tij në detyrë ishte drejt përfundimit. Për në është krenari që një shqiptar të marrë një pozicion për në NATO. Historia e largimit e Ajazit nga SHISH ka nisur me iniciativën e tij. Unë nuk do isha dakord që shefi i SHISH të ishte në rrugë dhe i papunë”, tha Rama.

Sipas tij “Visho Ajazi më ka dërguar një letër dorëheqjeje, që unë nuk e kam bërë publike. Letra e tij është vërtetë për tu respektuar, duke e shpjeguar shumë qartë pse ai donte të largohej. Nuk ka qenë absolutisht një pazar. Nuk kam asnjë detyrim. por si kryetar i kësaj qeverie kam detyrimin që kreu i Shërbimit të mos ishte një personazh rruge. Prandaj i kam propozuar këtë detyrë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura