Rama prezanton 12 Prefektët, ja detyrat dhe përgjegjësitë e tyre (VIDEO)

Nov 1, 2017 | 16:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka perezantuar sot 12 Prefektet e rinj.

“Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes pas një sërë reformash rrënjësore, lipset edhe një isntitucion i Prefektit i ridimensionuar tërësisht si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe i qeverisë në cdo qark. Nëse do kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije në një pozicion letargjik dhe ndërkohë dinamika e re e kësaj faze qeverisje dhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga kjo fazë kërkon një qasje e një profil të ri të figurës së prefektit”, tha Rama.

“Ne aksionin kunder kultivimit te kanabisit,… për t’i shkuar nga pas dhe për ti vënë prapa hekurave elementëve kriminalë dhe për të rimarrë për publikun asetet e tyre të përfituara nga veprimtaria kriminale, roli i Prefektëve merr një rëndësi të vecantë. Kërkohët transformim rrënjësor i vetë institucioneve të prefekturave ku ata do të hyjnë nga dita e nesërme për të vendosur në kontroll të plotë rigoroz dhe efektiv në të gjithë fushën e tyre të përgjegjësisë por edhe një kullë vrojtimi për të gjithë veprimtarinë shtetërore në territor. Ata do te jenë përgjegjës para qeverisë për situatën e kontrollit të territorit në kuptimin e marrjes në dijeni në kohë reale për problematikat që institucionet e tjera duhet ti zgjidhin”.

 

prefektet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura