Rama paralajmëron valë shkarkimesh për drejtorët e shkollave dhe thumbon ish-ministrat ndër vite: Periudha e suksesit e ministrisë së Arsimit ishte kur u drejtua nga…

Nov 13, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një valë ndryshimesh dhe shkarkimesh të drejtuesve të shkollave dhe gjimnazeve të vendit, pasi tha se ka ende drejtorë, mbi të gjitha ‘burra’ që ‘u ka kaluar vakti me kohë’.

Rama e konsideroi domosdoshmëri “një rritje cilësore të drejtimit të shkollës”.

Sipas Ramës, në shkolla mund të gjesh mësuese që kanë aftësi për të drejtuar jo vetëm institucionin ku punojnë por edhe ministinë e Arsimit.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka thumbur ish-ministrat meshkuj duke thënë se periudha e suksesit në drejtimin e ministrisë së Arsimit ka qenë me Lindita Nikollën dhe Evis Kushin.

Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv, i drejtë i të gjithë aftësive të drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton duhet përshëndetur, e kush nuk e meriton duhet të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër.

Në cdo shkollë Selman, në cdo shkollë, ka mësuese që mund të drejtojë ministrinë e Arsimit jo më të drejtojnë shkollën e tyre.

Mos harrojmë që për vite ministria e Arsimit u drejtua nga burra me grada por periudha e suksesit më domethënës e ministrisë së Arsimit është periudha kur u drejtua nga dy zysha, nga Lindita dhe nga Evisi, që jam i bindur do bëjë shumë njësoj si Lindita.

Duhen gjetur aty tek mësueset në cdo shkollë drejtueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që e kanë mbaruar misionin me kohë dhe me vakt dhe  nuk janë në lartësinë e kolektivit të mësuesve të shkollës”

 

Teksa pranoi se qeveria nuk ka bërë shumë punë për të pasur një nivel të lartë drejtuesish të shkollave dhe larg lidhjeve politike për t’u futur në këtë punë, nënvizoi se një situatë e tillë me drejtimin e shkollave është e dukshme për 95% të mësuesve dhe mësueseve.

“Ne s’kemi bërë shumë në raport me të shkuarën për drejtimin e shkollave. Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat, që janë nën nivelin e pjesës më të madhe të mësueseve, me femëroret kjo që të jemi të qartë dhe mësuesve të një kolektivi mësimor.

Kemi drejtues shkollash që janë out, out, dhe këtu është e qartë për mua, për ministrën, duhet të jetë shumë e qartë për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe të motivohen maksimalisht.

Drejtuesve që u ka kaluar me kohë e me vakt koha të largohen. Dhe në drejtimin e shkollave s’ka rëndësi ça bindjesh politike ke, se nga je, ca statusi financiar ka bashkëshorti ose se cfarë lidhjesh ka familja, rëndësi ka aftesia dhe merita.

Te drejtuesit s’mund të thuhet e njëta gjë dhe besoj se këtë e aprovojnë 95% e të pranishmeve që janë mësuese dhe mësues dhe s’janë drejtues”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura