Rama merr përgjigjen e parë nga laboratori për audio-përgjimin: Është…

May 16, 2018 | 19:53
SHPËRNDAJE

Duke folur per audiopergjimin e publikuar nga PD, ne lidhje me vellain e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama tha shkurt se dikush do te pergjigjet me burg per kete.

Ai tha se nuk donte te influenconte hetimin qe ka nisur, por nenvizoi se e ka marre nga nje prej agjencive me te specializuara ne bote pergjigjen per autenticitetin e kesaj audio.

rama dje

Sipas Rames kemi te bejme me nje mashtrim te opinionit publik.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga nje prej laboratoreve me te mire ne bote. Mua më mjarfton ajo përgjigje. Po bëj një parantezë, jo për të vënë ulërimën kundër hetimit apo për të influencuar hetimin, por më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromenteuse për minstrin e Brendshëm, por para një mashtrimi me një material jo autentik, me te cilin synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit të rrugës evropiane.

Mbreme kane shperndare nga zyra e SHQUP në cdo adresë email në Evropë, parlamentarësh, qeveritarësh, një tjetër overdozë balte për të rekrutaur e mbajtur të motivuar deputetë në Evropë që ti bien ndesh celjes së negociatave me Shqipërinë e sot të vënë kujën korridoreve e zyrave duke i treguar të tjerëve, nje breaking news nga Shqipëria.  A mund të më thoni kush mund t’ja bëjë këtë vendit të vet?”

“Qoftë përgjigja që kam marrë nga analiza shkencore, qoftë informacionet e grumbulluara nga agjencitë partnere, këto më mjaftojnë mua për të krijuar bindjen se Ministri Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën, por nuk e bëjnë aspak më urgjente hetimin shterues të prokurorisë. Prandaj e përsëris kërkesën e bërë nga kreu i grupit parlamentar për prokurorinë se kjo është sfidë e drejtësisë, ato t’u japin shqiptarëve provën e të vërtetës, ose të provojnë autenticitetin e audiopërgjgjimit, ose askush nuk mund të luajë qensh me dinjitetin e njerëzve, me gjakun dhe djersën e tyre.
Nëse del se ministri dhe vëllai nuk kanë gjë për të paguar, se nëse del e kundërta nuk do diskutim, kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të çoroditur dynjanë mes një mashtrimi të tillë publik dhe për të goditur vendin në prag të vendimit për negociatat duhet të paguajë, sipas ligjeve të vendit për këtë lloj mashtrimi që përcaktojnë dënimin me burg. Ky nuk mund të jetë një vend që për nje deputet kërkohet burg në parlament, 24 orë pasi të dalin në gazetë muhabetet e dy trafikantëve dhe për një dorë politikanësh deputetë që duan të çmendin dynjanë me një aktor dhe bashkëpunëtor X të mos bëhet hetim shembullor e të mos jepet ndëshkim penal shembullor. Drejtësinë e duam njësoj për të gjithë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura