Qeveria vendos lirimin e përkohshëm të një pjese të burgosurish. Publikohen kriteret kush përfiton

Mar 23, 2020 | 20:12
SHPËRNDAJE

Qeveria ka vendosur të lirojë nga qelitë përkohësisht një pjesë të burgosurve si pasojë e përhapjes së pandemisë nga koronavirusi.

auto_burg1570487933

Në aktin normativ i publikuar në Fletoren Zyrtare paraqiten edhe kriteretet përkatëse të të burgosurve që përfitojnë qëndrim të përkohshëm në shtëpi.

Në vendimin e qeverisë i miratuar sot dhe që ka hyrë në fuqi menjëherë, bëhet fjalë për një periudhë tre mujor të lirimit të përkohshëm.

“Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë”, thuhet në vendim.

Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:

1.I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:

a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim; Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim; Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;

iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

2.Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.

3. Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet.

Në vendim janë parashikuar edhe kushtet e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, ku duhet të mbajë kontakte të rregullta me strukturën, të mos largohet jo vetëm nga Shqipëria por as nga shtëpia si dhe të zbatojë masat e veçanta për parandalimin dhe përhapjen e virusit.

Në pikën D të vendimit, thuhet se i burgosurit duhet të paraqitet në qeli në datën e përcaktuar të përfundimit të periudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi.

/S.Ll/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura