Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, Meta: Tregon që nuk ekziston shteti i së drejtës. Është shpallur mosekzistenca e ERE-s

Sep 30, 2022 | 11:49
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të qeverise për mos futjen ne fuqi te fashes 800 kwh, kreu i Partise se Lirise Ilir Meta ne nje konference per mediat tha se ky vendim “i shpallur, i marrë, i zhbërë tregon dhe një herë që nuk ekziston shteti i së drejtës”.

Sipas Metes, ky vendim ka shpallur “mos ekzistencen e ERE-s”.

“Vendimi i ERE i pa bazuar në situatën energjetike në vend”, u shpreh Meta teksa theksoi se Rama e mori vendimin per te mos rritur cmimin pas nje “reflektimi pas reagimeve të qytetarëve dhe qëndrimeve të argumentuara të opozitës”.

Meta tha se kjo eshte edhe “nje frike para zgjedhjeve per te mos perballuar kete akt jo social”.

“Ky vendimi marrë i shpallur, i zhbërë në mënyrat më të turpshme tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe tregon që nuk ka institucione të pavarura që bëjnë detyrën.
Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë.

Është shpallur mosekzistenca e ERE-s si një institucion i pavarur. Vendimi që ERE mori ishte tërësisht i pabazuar në asnjë analizë financiare, ishte i bazuar vetëm në Asamblenë e KESH-it.

Është e paprecedentë dhe kemi një tejkalim të kompetencave të asamblesë së KESH-it. ERE është bazuar mbi këtë vendim që është në konflikt interesi. Nuk mund të mbulohen vjedhjet e KESH-it dhe të OST-së me rritjen e çmimit 4-fish.

Shteti i së drejtës ka rënë, tregon që kemi në krye një kryeministër provokator, i cili provokon qytetarët dhe shtresa të tëra nëse ata nuk reagojnë, nëse opozita nuk reagon dhe nuk i çmonton këto manovra për të mbuluar dështimin galopant të sistemit të energjisë. Tërheqja e qeverisë edhe për shkak të zgjedhjeve lokale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura