Qëndrimi i PS për listat e hapura, reagon Lulzim Basha: Edi Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit

Jul 10, 2020 | 14:55
SHPËRNDAJE

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot se marrëveshja politike e arritur me Partinë Socialiste është prishur.

Sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha me qëndrimin e sotëm të kryeministrit Rama, i cili tha se do pranojë kërkesën e opozitës së re ndryshimet Kushtetutës të propozuar nga opozita e re e Myslim Murrzit.

Për kreun e PD, Rama ka shfaqur tmerr për zgjedhjet e lira, ndërkohë që tha me qëndrimin e tij ai “në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit”.

“Ka kohë që manifestohet në gjuhën e tij, veprimet, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka  pasur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit.

Sot Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. U investuan forcat politike me dakord sinë e 14 janarit dhe me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëveshje në qendër ishte miratimi me konsensus i reformës që do ti hapte rrugë procesit zgjedhor dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave.

Kjo nuk ishte marrëveshja që ne dëshironim, por ishte minimumi në kushtet e panikut, frikës që e shtynë Ramën të diktonte në tavolinë depolitizimin e administratës”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura