EMRI/ Qëlloi në ajër me armë zjarri, kapet 35-vjeçari korçar. Policia jep detajet

Jul 14, 2020 | 21:08
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ka qëlluar me armë në ajër në lagjen nr.4 të këtij qyteti.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Policia njofton se i arrestuari është Fjordi Pane, 32-vjeç, banues në Korçë dhe gjatë kapjes i eshte gjetur edhe arama e zjarrit, me te cilen ka qelluar ne ajer.

Ende nuk dihen arsyet pse 35-vjeçari ka qëlluar me armë, por grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura