Qëllohet me automatik drejt një banese në Bulqizë, detajet e para

Aug 14, 2020 | 18:31
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjoricë, në Bulqizë, rreth orës 17:40.

1573990762_policia

Referuar informacioneve të para të policisë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po bëhet krehja e  zonës  për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor  po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura