Atentati në Mat/ Shoferi vetëm në makinë, e qëlluan me armë teksa ishte në ecje. Dalin detajet

Dec 14, 2017 | 13:36
SHPËRNDAJE

Një atentat me armë mësohet të ketë ka ndodhur sot në fshatin Bruç të Matit, ku është qëlluar ndaj një makine.

Skenë krimi
Skenë krimi

Në makinë ka qenë 42-vjeçari me inicialet Dh. L., i cili po udhëtonte me një makinë ‘Volksvagen’.

Në makinë ka qenë duke udhëtuar vetëm 42-vjeçari dhe mësohet se nuk ka të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja.

INFORMACIONI NGA POLICIA 

Rreth orës 10.55, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Mat dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se:

Në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Volkswgen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.

Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura