Punonjësi i policisë aksidenton me makinë fëmijën 3-vjeçar, ja gjendja e të miturit

Nov 25, 2021 | 13:00
SHPËRNDAJE

Një punonjës policie në Durrës ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeçar me makinën e tij private.

ilustruese
ilustruese

Ngjarja ka ndodhur sot në në lagjen nr. 13 Durrës. Blutë bëjnë me dije se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën në spital.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura