Protesta te Astiri, reagon Rama: U deshën 15 vite që të protestonin, e dini pse?!

Nov 20, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e banorëve të “Unazës së Re” në kryeqytet.

a

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan: “Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse”?

“Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”!, shton kreu i qeverisë, duke paralajmëruar një fjalim për çështjen, në seancën e radhës plenare, që do të zhvillohet të enjten e 22 nëntorit.

Më herët, kryeministri ka deklaruar se banorët, banesat e të cilëve janë të legalizuara  dhe preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”, do marrin dëmshpërblim sipas ligjit. Ndërsa për të tjerët, të cilët nuk i kanë banesat e legalizuara, do jepet bonus qiraje për 3 vite.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura