Prokuroria nis hetimet pas incidentit në Tiranë, ku policia shtriu përtokë gazetarin që filmoi operacionin e dështuar (shiko videon)

Jul 27, 2021 | 15:23
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës dhe SHÇBA kanë nisur verifikimet pas incidentit të ndodhur me gazetarin e “News24” Ergys Gjençaj. mesditën e sotme në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës. Policia, shtriu pertoke gazetarin, pas operacionit te deshtuar, ku personi qe do kontrollohej per droge, u arratis ne menyre spektakolare pasi kishte refuzuar te hapte deren e makines, duke rrezikuar dhe jeten e efektiveve.

“Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre”, thuhet ne njoftim.

Pasi personi i ndaluar u arratis, efektivet iu drejtuan gazetarit Gjençaj qe kishte dale nga makina me logo e televizionit “News24” per te filmuar, se bashku me gazetaren Klodiana Lala, te cilet ishin ndodhur rastesisht ne vendin ku policia po kryente operacionin. Efektivet te maskuar, duke bertitur, kane shtrire ne toke gazetarin dhe sipas rrefimit te tij, e kane quajtur “bashkepunetor”.

“Në momentin kur u afruan policët drejt meje ndërkohëq që unë po xhiroja, më tërhoqën, më shtynë dhe isha jashtë makinës. Xhirimet e para u bënë brenda makinës. Dola jashtë të vazhdoja misionin tonë.

Dhe në atë moment pasi makina që kishin ndaluar iku, policët, unë vijoja të xhiroja, u drejtuan nga mua, kush je, çfarë bën, bashkëpuntor. Ishte dhe moment shumë delikat.

Ishte hera e parë që përballesha, 20 vjet profesion, por situatë të tilël asnjëherë. Më shtrinë përtokë, barkazi, nuk bëra rezistencë. I thashë që jam gazetar. Më mbajtën për disa minuta barkazi, më vendosën në shkallët”, deklaroi gazetari Gjençaj ne studion e televizionit “News24”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.

Sigurojme opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura