VIDEO/ Projekti i Unazës së Re, PD kallëzim penal, ja çfarë i kërkon Prokurorisë

Nov 20, 2019 | 10:11
SHPËRNDAJE

unaza-re

Partia Demokratike depoziton kallezim penal per projektin e unazes se re qe e quan “korruptiv”.

Partia demokratike i kerkon Prokurorise nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri ne perfundimin e hetimeve.

“Ky është mali me dokumente që janë prova dhe fakte që ky projekti ka vetëm një qëllim kullat e jo rrugët, vjedhjen e jo rrugët.

Si ka mundësi që kompania që është aktualisht në hetim te loti 2 ka fituas tenderin te loti 1 i të njëjttit projekt?

kjo prokurori duhet menjëherë të nisë hetimet e të pëezullojë punimet te Unaza e Re. Këtu po bëhet fjalë në jetë njerëzish, ata po shkatërrohen, po goditen për shkak të një projekti korruptiv”, tha Balliu jashte Prokurorise.

DEKLARATA E PLOTE E KLEVIS BALLIUT:

Sot bëmë kallzimin penal për projektin e korruptuar i cili po bën gjenocid tek Unaza e R. Ky është kallëzimi penal drejtuar institucioneve të prokurorisë, ky është mali me dokumenta, që janë prova dhe fakte që ky prohjekt ka vetëm një qëllim, kullat dhe jo rrugën, vjedhjen dhe jo rrugën. Ka për qëllim të mbushë xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.

Unë ju bëj një pyetje dhe ju ftoj të më jepni një përgjigje. Si ka mundësi që kompania Salillari e cila është aktualisht nën hetim tek loti nr.2, ka fituar tenderin tek loti nr 1, i të njëjtit projekt? Dhe këto prova ia kemi dërguar Prokurorisë.

Ju ftoj të nxirrni të gjitha dokumentat që ka publikuar Partia Demokratike për sa i përket aferës korruptive tek Unaza e Re. Që nga shkelja e ligjit të sponsorizimeve AVE Consulting, shkelja e ligjit për të bërë një projekt pa bërë studimin teknik që duhet një gjeodet e faktuar nga dokumentat zyrtare të qeverisë që Kompania AVE Consulting nuk ka gjeodet, pra topograf për të bërë projektin.

Nuk është bërë konsulti mjedisor me qytetarët pavarësisht se banorët kishin një vit e 15 ditë që kërkojnë dialog.

Të gjitha aferat korruptive, aferat e falsidfikuara, shkeljet ligjore dhe shkeljet e VKM të kësaj qeverie, sot janë faktuar dhe janë provuar.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të pëzullojë punimet tek Unaza e Re.

Këtu po bëhet fjalë për jetë njerëzish. Po kalohet nga një mision për unazën, në mision humanitar.
Ata po shkatërrohen, po goditen, po u hidhet gaz lotsjellës, po dhunohen, po u shkatërrohen shtëpitë, për shkak të një projekti korruptiv i cili ka për qëllim të prishë foletë e fëmijëve të banorëve për të ndërtuar kështjellat e oligarkëve dhe pushstetarëve të inkriminuar.

Prokuroria duhet të pezullojë punimet tek Unaza e Re siç bëri me DH-në, nisi hetimet dhe pezulloi punimet.

Të pezullojë urgjentisht tenderin e Salillarit sepse është në konflikt të pastër interesi sepse nuk mund të jesh nën hetim tek Loti i dytë dhe të fitosh tender tek Loti 1.

Nqse prokuroria nuk merr pjesë atëherë këta prokurorë po presin të marrin hyrje falas tek ato pallatet që po ndërtojnë oligarkët atje.

Pyetje: Në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia mbi banorët e Unazës së Re, keni bërë kallzim?

Klevis Balliu: Shpallja e paligjshme e arrestimit të Shkëlzen Sadikajt vërteton se ndërhyrja ishte e paligjshme dhe gjithësecili do të mbajë përgjegjësi dhe ne kemi bërë një kallzim penal për të.

Çlirim Gjata: Shkeljet janë kaq të rënda dhe kaq shumë i kanë futur duart në këtë mega-korrupsion, vetëm vullneti politik i qeverisë mund ta bëjë këtë prokurori që të mos hetojë e mos të vendosë përpara përgjegjësisë, kaq flagrante janë shkeljet.

Të bësh gjithë këtë projekt korruptiv, të nxjerrësh njerëzit jashtë, vetëm e vetëm për të fituar troje të cilat shkojnë deri në 900 milionë euro, pastrim parash të krimit të organizuar dhe pisllëqeve të tjera ku janë përzier qeveritarë, kompani, administratorë, projektues. Është një megakorrupsion dhe ata njerëz që dolën në protestë e kanë nxjerrë zbuluar.

Vetëm qeveria është ajo që e duron këtë prokurori në këto shkelje kaq flagrante dhe të qarta që të mos fillojë hetimet dhe t’i vërë para përgjegjësisë.

Urgjent duhet të ndërpriten punimet. Prokurori duhet të shkojë vetë atje dhe të vendosë pezullimin e punimeve dhe të mbahet përgjegjësi për atë çfarë po ndodh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura