Tre ditë para zgjedhjeve, Presidenti Meta publikon videon: Ja si blihen votat në Shkodër. Policët me kamera…

Apr 22, 2021 | 11:06
SHPËRNDAJE

Tre ditë para zgjedhjeve Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një video, ku sipas tij policët po përdoren për të blerë votat në Shkodër.

Në videon e publikuar nga Kreu i Shtetit disa persona orientohen si duhet te votojnë në 25 prill.

“Shikoni si blihen votat në Shkodër, ja dhe policët me kamera. Ja si blihen votat në Shqipëri. I kapin policët e ndershëm. Ja edhe fleta e votimit ku mësohen si të votojnë. I vjetër për të blerë votat i thotë polici”, thotë Presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar edhe videon.

Teksa foli për blerjen e votave në Durrës, Presidenti u shpreh: “Këto lekë i duhen  bandës për të blerë votat e LSI, sepse LSI është problemi, sepse LSI rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i bien aq më lart shkon. Ky është shqetësimi i Ramës, që në vend ti thotë drejtësisë vepro, i merr në mbrojtje.”

“Do t’ia shkulim dhëmbët korrupsionit”

Teksa u ndal tek reforma ne drejtësi, Meta tha se do t’ia shkulim dhembet korrupsionit. “Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz, por e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe e di gjithë bota lojërat që bëre ti me ca vagabondë dhe u detyrua Ilir Meta t’ju thërrasë të gjithëve aty, ti nuk erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe. E bërë atë që ke bërë, merr drejtësinë ti, por s’ka gjë, ne kemi ligjet e tua për OFL dhe policinë e shtetit dhe asgjë nuk do të preket. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ja shkulim dhembët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë. Dhe nëse nuk janë të vërteta këto, hajde ti para gazetarëve ose hajde në studio dhe unë iki që sot. Ky është burimi i ankthi tënde”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura