Ktheu ligjin që ndëshkon mediat, reagon Presidenti Meta: Nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri që përmes masave ndëshkuese cenon lirinë

Jul 13, 2020 | 17:01
SHPËRNDAJE

Sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin që ndëshkon mediat lidhur me situatën e pandemisë nga koronavirusi.

ilir meta president2

Permes nje shenimi ne facebook, teksa thekson se perkrah masat objektive që ndihmojnë në mosperhapjen e COVID-19, Kreu i shtetit është shprehur se nuk do dekretoj asnjë rregull të ri që cenon liritë e njeriut dhe pavarësinë e medias.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19. Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, shkruan Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura