Presidenti dekreton ligjin për amnistinë në burgje. Lista e nismave që firmosi në 14 shkurt

Feb 14, 2020 | 15:47
SHPËRNDAJE

metaPresidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, mes tyre edhe ligji për amnistinë në burgje.

Nga amnistia e këtij viti pritet të  përfitojnë gati 200 të burgosur, ndërsa hapi i fundit për lirimin e të dënuarve që përfitojnë është botimi i ligjit në Fletoren Zyrtare.

Konkretisht ligjet e dekretuara janë:

  1. Ligji nr. 5/2020 “Për dhënie amnistie”;
  2. Ligji nr. 6/2020 “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”;
  3. Ligji nr. 7/2020 “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”;
  4. Ligji nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”;
  5. Ligji nr. 9/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”;
  6. Ligji nr. 10/2020 “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura