Policinë e njoftojnë banorët, kontroll në banesën e 50-vjeçarit në Kamëz. Ja çfarë mbante në shtëpi

Nov 9, 2019 | 9:21
SHPËRNDAJE

POlicia-e-shtetit-e1519830758966

Policia e Tiranës vuri në pranga një 50-vjeçar në Kamëz të cilit iu sekeustrua një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan një 50-vjeçar mbante armë në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura