Policia jep detajet, si u arrestua i riu që tentoi arratisjen nga Komisariati: Goditi oficerin dhe…

Sep 25, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Një person ka tentuar të arratiset sot nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por është arrestuar disa metra më tutje nga forcat “Shqiponja”.

policia-tirane

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 28-vjeçari me iniciale K.P., ishte denoncuar nga babai i tij dhe më pas ishte shoqëruar në Komisariat, për akuzën e dhunës në familje.

Por në momentin që “Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Tashmë mbi 28-vjeçarin rëndojnë katër akuza: “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura