VIDEO/ Policia aksion në banesën e krutanit, i gjenden armë zjarri, tritol dhe…

Aug 31, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit njofton se në Krujë janë sekuestruar armë zjarri, tritol, krehera dhe 390 fishekë dhe ka rene ne pranga një shtetas. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se një shtetas në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse menjëherë është organizuar puna në kapjen dhe arrestimin e shtetasit Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik;
• një armë zjarri pushkë;
• një kallëp lënde plasëse (tritol);
• 390  fishekë model 56 ,  54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;
• 5 krehera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 /2 /3 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura