E rëndë/ Polici vret me armë zjarri kolegun në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë

May 23, 2022 | 21:42
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

komisariati

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se një efektivi i policisë Ludian Zaimi ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij, efektivin e patrullës së përgjithshme Çaush Saliasi.

Saliasi është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ku nuk ka mundur dot t’i mbnijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes autorit dhe viktimës.

Autori ka rreth një vit e gjysmë në polici, ndërkohë që viktima kishte mbi 20 vjet që vishte uniformën e Policisë së Shtetit.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia po merr në pyetje Ludian Zaimin për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura