‘Po rrezikoni veten, do na bëjnë gjëmën’, Rama thirrje të rinjve: Mos dilni nga shtëpia, jua premtova internetin, ja çfarë do sigurohet

Mar 20, 2020 | 13:47
SHPËRNDAJE

Rama Koronavirusi-interneti

Kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin se fjalës se tij sot tek te rinjtë dhe u ka bërë apel të atyre dhe fëmijëve që të mos dalin nga shtëpitë në oraret e lejuara, për të luajtur në lagje.

Sipas Ramës në këtë mënyrë ata po rrezikojnë jetën e prindërve  dhe gjyshërve.

“Shifrat janë pak, shumë pak por mjaft që të na bëjnë gjëmën e ta bëjnë këtë luftë tragjedi me përmasa të paimagjinueshme“.

Duke iu referuar shifrave të të rinjve te prekur ne SHBA, Rama dha edhe lajmin e mirë për të rinjtë shqiptarë, për përdorimin e  internetit.

“Mbrëmë shifrat në SHBA ishin të frikshme për rininë, 40% e të shtruarve janë nga 20 deri 45 vjeç, e jo pak prej tyre rëndë, e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër ata që janë më të moshuar e të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm madje edhe fëmijët s’janë 100% të paprekshëm.

Ndaj ju lutem të rinjve, gjimnazistë, studentë, që dalin në lagje për ajrosje e luajnë edhe basketboll mes orëve 16:00  e 18:00  të mos lëvizin nga shtëpia për asnjë arsye se jo vetëm do transportojnë bombat në shpi e të vrasin prindin apo gjyshen, por mund të humbasin edhe jetën e tyre, shumë për tyre janë ankuar për internetin këto ditë e ju premtova dje se do ju jepja një lajm.

Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të policisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështirësitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa shërbim”.

Ja mundesite qe shpjegoi kryeministri

“Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë online e kur po bëhet përpjekje e madhe për të mos ndërprerë mësimdhënien për nxënësit përmes AKEP kemi inkurajuar operatorët, sipërmarrësit, ata në rrjetet e shërbimeve elektronike të ofrojnë mundësi shfrytëzimi maksimal e cilësor të internetit me kushte të favorshme financiarisht duke pasur në vëmendje mbarëvajtjen teknike.

Në këtë kontekst edhe pas testeve teknike që janë bërë nga operatorët e sipërmarrësit, ofertat që do jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të muajit prill 2020

Së pari 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore

2-Akses falas në internet në cdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim

3-Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të cdo moshë 60% më lirë se oferta normale

4-Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor

5-Ofertë për një muaj, gratis për çdo pakete të re abonimi në internet.

Çdo paketë e re që do blihet e çdo kontratë e re që do nënshkruhet do ketë të përfshira ofertat e sipërpërmendura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura