“Po qëllojnë me armë”, banorët e alarmuar njoftojnë policinë. Kapet në flagrancë 47-vjeçari

Oct 22, 2019 | 8:25
SHPËRNDAJE

Banoret ne Derven te Krujes jane alarmuar pasi kane degjuar te shtena me arme zjarri.

arma

Kane telefonuar per ndihme policine, e cila ka nderhyre ne kohe dhe ka arrestuar autorin, nje burre 47-vjecar qe po qëllonte në ajër me armë zjarri.

“Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër. Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë”- njofton policia.

Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura