Po ngarkonte materiale në automjet, dëmtohet aksidentalisht dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Vlorë

Sep 21, 2021 | 15:45
SHPËRNDAJE

Një 36-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Skrofotinë të Vlorës ditën e sotme. I riu mësohet se ishte duke ngarkuar materiale në një automjet teksa është dëmtuar aksidentalisht duke ndërruar jetë.

vlore policia

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:11, ndërkohë që rrethanat e saj mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë

Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura