Po lahej në lumin Drini i Zi, humb jetën 15-vjeçari

Jun 27, 2022 | 15:37
SHPËRNDAJE

Një 15-vjeçar është mbytur në lumin Drin i Zi në zonën e Dibrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Potgorcë të Maqellarës, ku nga informacionet paraprake bëhet me dije se 15-vjeçari u mbyt teksa ishte duke u larë në lumë.

vjosa

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura