Dyshimet për tubin e kaldajës, 6 nxënësit u dërguan në spital me kollë dhe… Policia jep detajet e para

Feb 28, 2020 | 14:05
SHPËRNDAJE

janaq kilica fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.

Gjashtë nxënës kanë shfaqur shenja helmimi nga gazi. Ata kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje, raportuan blutë e Fierit.

Korespondentja e “Panorama” bën me dije se dyshohet të ketë plasur tubi i kaldajës në shkollë. Dyshimet janë praprake, por policia e cila ka shkuar në vendngjarje thotë se ende nuk dihet shkaku se çfarë ka ndodhur realisht, në kohën kur nxënësit ishin duke zhvilluar lëndën e kimisë.

“Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjeksor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha policia.

Fier, informacion paraprak

Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjeksor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraprakisht nuk dihet kush ka qënë shkaku i kësaj situate.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrathanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura