EMRI/ Pse u plagos me thikë në lokal 77-vjeçari në Vlorë, policia: Autori…

Feb 26, 2020 | 12:35
SHPËRNDAJE

thike

Hasan Xhafa, 60 vjeç është autori i plagosjes në qytetin e Vlorës paraditen e sotme, banor në lagjen 24 Maji. Ai është arrestuar disa orë pas ngjarjes.

Plagosja ka ndodhur në një lokal në rrugën transballkanike, ku dy personat po konsumonin kafe.

Muço Malaj është emri i të lënduarit i cili raportohet se ka marrë dy plagë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës.

Zënka ndodhi për motive pronësie.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura