Plagosje me armë zjarri në Lezhë, autori ia mbath pasi qëlloi mbi 25-vjeçarin (emrat)

Sep 17, 2021 | 15:07
SHPËRNDAJE

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në fshatin Manati të Lezhës.

Korespondenti i Panorama bën me dije se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari Paulo Bushi (Ndoj).

Ndërsa autori i dyshuar i plagosjes është shpallur në kërkim pasi është arratisur pas ngjarjes. Burimet thanë se policia është vënë në kërkim të shtetasit Xhulio Vokrri.

Deri tani janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura