Plagosje me armë zjarri në Kombinat, transportohet në spital një 60-vjeçar

May 23, 2022 | 21:12
SHPËRNDAJE

Një person raportohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

policia-elbasan-naten-1

Burime nga policie bëjnë me dije për Panorama.al se ai është 60-vjeçari Murteza Lika.

Lika, i cili dyshohet se është i sëmurë, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore i dëmtuar në këmbë me armë zjarri.

60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura