Plagosje me armë zjarri në Has, si u kap autori nga policia (EMRI)

Mar 18, 2018 | 9:15
SHPËRNDAJE

Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has, është arrestuar sot nga policia, pasi ka tentuar të vrasë një shtetas duke e plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit, arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

policia-tirane

I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën.

Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura