Plagosi me armë zjarri babë e bir, kapet pas dy orësh ndjekje autori i dyshuar. Detaje

Sep 14, 2020 | 20:50
SHPËRNDAJE

Autori i dyshuar i ngjarjes në Durrës ku mnetën të plagosur babë e bir është arrestuar.

 

arma e krimit
arma e krimit

Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është A.Ll., 39-vjeç.

Pas arrestimit të tij është sekuestruar arma tip pistoletë, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe automjeti i tij.

Ndërsa të plagosurit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital, ku edhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i plotë:

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

makina
makina e autorit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura