Plagoset rëndë një person në Lezhë, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Apr 4, 2020 | 21:04
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një sherri mes disa të rinjve në periferi të qytetit të Lezhës.

policia

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërsa i riu është goditur me sende të forta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar në komisariat një person.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura