Plagoset me armë zjarri një person, policia jep detajet e para mbi ngjarjen

Sep 26, 2021 | 15:27
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë zjarri në rrethana ende të paqarta ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Theth të Shkodrës.

policia-shkoder-1

Policia thotë se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura