Plagoset me armë zjarri një person i shpallur në kërkim. Niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Jul 25, 2021 | 8:47
SHPËRNDAJE

Një persona raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ndërsa burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se i plagosuri është një person i shpallur në kërkim.

policia

Ai është 52-vjeçari Ardian Nerkaj dhe është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është e rëndë.

Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plagosjes.

Në vijim priten informacione më të detajuara për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura