Kaloi me sukses vettingun, por SPAK e akuzon për korrupsion, pezullohet nga detyra kreu i OFL-së

Sep 28, 2020 | 13:15
SHPËRNDAJE

Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra e Drejtorit në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

artan shkembi ofl

Artan Shkëmbi ishte kreu i Operacionit Forca e Ligjit.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.

Mesohet se Shkëmbi është pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK.

Po ashtu mësohet se ish-kreu i OFL është në hetim për korrupsion dhe nxjerrje te sekretit hetimor.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.

Türk polisinin, Arnavutluk Terörle Mücadele Birimi personeline yönelik eğitim programını tamamlayanlara törenle sertifika verildi. Arnavutluk'un başkenti Tiran'daki Güvenlik Akademisinde düzenlenen törene Arnavutluk Güvenlik Akademisi Müdür Yardımcısı Artan Shkembi (fotoğrafta), Türkiye'nin Tiran Büyükelçiliği Müsteşarı Sinan Cem Baş ve Büyükelçilik temsilcileri katıldı. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura