Pesë pacientë humbin betejën me COVID-19, ja sa u shëruan gjatë 24 orëve të fundit

Sep 18, 2020 | 16:14
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e fundit të të dhënave njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin pesë pacientë. Kështu numri i viktimave që nga filllimi i pandemisë ka shkuar në 353.

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Fatmirësisht betejën me COVID-19 e kanë fituar 43 qytetarë, duke e çuar numrin në total 6831.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 125 persona. Kështu numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 12073.

Aktualisht situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura